Veprimtaria jonë

Sigurojmë ujë për tokat bujqësore në verë, i kullojmë në dimër dhe mbrojmë fshatrat nga përmbytjet në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Kullimi i tokave bujqësore

Pa kullim, fushat e ulëta do të mbeteshin nën ujë gjatë dimrit. Pastrojmë dhe mirëmbajmë kanalet kulluese që largojnë ujërat e tepërta nga tokat bujqësore, dhe kështu parandalojmë grumbullimin e ujit, kripëzimin dhe degradimin e tokës.

  • Kanalet kulluese
  • Pastrimi dhe mirëmbajtja e kanaleve
  • Parandalimi i kripëzimit të tokave
Shiko punimet e kullimit

Mbrojtja nga përmbytjet

Kujdesemi për funksionimin dhe mirëmbajtjen e veprave mbrojtëse nga përmbytjet, që mbrojnë fshatrat dhe tokat bujqësore dhe ulin dëmet ekonomike gjatë reshjeve të dendura.

  • Veprat mbrojtëse nga përmbytjet
  • Argjinaturat lumore
  • Inspektimi i veprave hidroteknike
Shiko punimet në lumenj

Hidrovoret

Aty ku toka është e ulët dhe uji nuk rrjedh vetë, hidrovoret e pompojnë atë jashtë tokave bujqësore. Sigurojmë që këto stacione pompimi të funksionojnë kur nevojiten.

  • Stacionet e pompimit
  • Pompat e ujit dhe motorët elektrikë
  • Kontrolli i niveleve të ujit
Shiko punimet në hidrovore

Ujitja

Garantojmë furnizimin me ujë të tokave bujqësore, veçanërisht gjatë periudhës së thatësirës. Bashkëpunojmë me bashkitë dhe me organizatat e përdoruesve të ujit për një shërbim ujitjeje sa më të mirë.

  • Furnizimi me ujë gjatë thatësirës
  • Kanalet dhe veprat ujitëse
  • Bashkëpunimi me organizatat e përdoruesve të ujit
Shiko punimet e ujitjes

Mirëmbajtja dhe mjetet

Ekipet tona operative, me ekskavatorë, fadroma dhe mjete të tjera, pastrojnë kanalet dhe mirëmbajnë makineritë, pompat dhe impiantet e hidrovoreve.

  • Pastrimi mekanik i kanaleve
  • Riparimi i makinerive dhe impianteve
  • Inspektimet në terren
Shiko punimet e mirëmbajtjes

Si punojmë

  1. Monitorojmë

    Inspektime në terren dhe matje të nivelit të ujit në kanale dhe lumenj.

  2. Planifikojmë

    Plani vjetor i punimeve, sipas rrezikut dhe kërkesave të fermerëve.

  3. Zbatojmë

    Punime me ekipet tona ose me kontraktorë përmes prokurimit publik.

  4. Mirëmbajmë

    Pastrim i rregullt dhe kontroll para çdo sezoni reshjesh.


Keni vënë re një problem?

Një kanal i bllokuar, ujë i ndenjur apo një argjinaturë e dëmtuar? Na njoftoni sa më shpejt.

Raporto një problem